75 Mall Live Search
19:19 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / Gj. Sh

Këto janë ndeshjet e javës së dytë në Superligën e Kosovës

Xhiroja e parë e Superligës së Kosovës solli katër ndeshje mjaft interesante, ku nuk munguan edhe disa rezultate befasuese.

Vlen të theksohet se kampioni i Kosovës, Ballkani, nuk e ka luajtur ndeshjen e xhiros së parë ku do të ballafaqohej me Malishevën e trajnerit Arsim Thaçi për shkak të angazhimit në Ligën e Konferencës, raporton KP.

Ndeshje shumë interesante do të zhvillohen edhe ne xhiron e dytë. Ballkani do të luajë kundër Drenicës në Suharekë, kurse një ballafaqim mjaft interesante pritet të jetë ai ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës.

Këto janë pesë sfidat e xhiros së dytë:

Llapi-Trepça’89

Gjilani-Malisheva

Ferizaj-Prishtina

Drita-Dukagjini

Ballkani-Drenica