11:46 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ndeshjet e sotme në Superligë

Java e 5-të e Superligës do të mbyllet sot me tri ndeshje që do të zhvillohen në po të njejtën kohë.

Kampioni aktual, Feronikeli, do të luajë në shtëpi kundër Flamurtarit. Nikli nuk e ka nisur mirë rrugëtimin për të mbrojtur titullin, pasi në 4 ndeshjet e para ka pësuar 2 humbje dhe ka 2 fitore.

Nga ana tjetër Flamurtari, vjen nga një seri e mirë prej 2 fitoreve rresht, shkruan Indeksonline.

Ndeshja tjetër është ajo midis Vushtrrisë dhe Drenicës që zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu”.

Vushtrria shijoi fitoren e parë këtë edicion kundër Ferizajit 1:0, derisa trajneri italian Antonio Toma debutoi në mënyrën më të mirë.

Ndërsa sfida e fundit është ajo midis Dukagjinit të Klinës dhe Ferizajit. Derisa Dukagjini kërkon fitoren e parë këtë stinor, Ferizaj ka ngecur, duke regjistruar 4 humbje rresht.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 16:00. /Indeksonline/