Këto janë ndeshjet tjera të kualifikueseve që zhvillohen sot
Kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026 po vijnë drejt fundit.
Këto ndeshje janë të rëndësishme pasi që shumë kombëtare ende nuk kanë siguruar biletën direkte për në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
8 ndeshje do të luhen sonte me 2 që luhen në orën 15:00, 4 në orën 18:00 dhe të fundat në orën 20:45.
Vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen Itali-Norvegji, e cila do të jetë vendimtare për pozitën e parë në grupin I.
Po ashtu dhe Kombëtarja Shqiptare, do të luajë ndeshjen ndaj Anglisë në Tiranë, në ndeshjen që cilësohet si ndeshje feste për ne.
Deri më tani vetëm Anglia, Kroacia dhe Franca kanë siguruar kualifikimin direkt, me Shqipërinë, Çekinë, Suedinë, Rumaninë dhe Irlandën Veriore që kanë siguruar play-offin./IndeksOnline/

