75 Mall Live Search
14:39 / E Enjte, 03 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Këto janë nominimet për çmimin “Trajneri i muajit” në Premierligë

Mikel Arteta është nominuar për çmimin “Trajneri i muajit” në Premier League.

Arsenali, nën drejtimin e tij, është duke udhëhequr në elitën e futbollit anglez, ku gjendet në vendin e parë në ligë.

Gjatë muajit tetor londinezët i fituan plot katër ndeshje dhe barazuan një tjetër.Për këtë çmim ai do ta ketë konkurrencën e Pep Guardiolas dhe Eddie Howe që po ashtu patën një ecuri fantastike gjatë këtij muaji.

Guardiola gjatë tetorit fitoi katër ndeshje dhe humbi një, ndërsa Howe fitoi pesë të tillë dhe barazoi në një.