Këto janë përballjet e gjysmëfinales së Botërorit U-20

Kanë mbetur tashmë vetëm 4 kombëtare në garë për Kampionatin Botëror të grupmoshës U20.
Pas fitores së mbrëmshme të Francës 2-3 ndaj Norvegjisë, “Les Bleus” kompleton radhitjen e “Final Four” të kësaj gare.

Derbi amerikano-jugor do të kemi midis Kolumbisë dhe Argjentinës, ndërsa Franca përballet me Marokun.
Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen të mërkurën, më 13 tetor me ndeshjen e parë që zhvillohet në Santiago dhe ndeshja tjetër në Valparaiso./IndeksOnline/