07:19 / E Hënë, 13 Maj 2019

Këto janë përfitimet shëndetësore nga konsumimi i hurmave

Nga hurmat keni shumë përfitime shëndetësore. E gjitha që ju duhet të bëni është të hani hurma për shtatë ditë dhe do të befasoheni me rezultatin.

1.Përmirësohen eshtrat Sipas, Julie Garden – Robinson, ligjërues në Universitetin e Dakotës Veriore, hurmat përmbajnë bor (element kimik), që ndikon që të keni eshtra të shëndetshëm.

Po ashtu, sipas një studimi tjetër, mineralet si kalciumi, magneziumi, fosfori e të tjera, që janë në fruta të thata forcojnë eshtrat tuaj dhe ju ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve si osteoporoza (është sëmundje metabolike e kockave, që shoqërohet me humbje progresive të masës kockore, çrregullim të mikroarkitekturës kockore, rritjen e fragjilitetit dhe mundësinë e frakturave spontane).

 2.Përmirëson sistemin e tretjes Siç u përmend edhe më herët, hurmat përmbajnë shumë fibra, që ndihmojnë sistemin e tretjes, meqë kërkon shumë fibra në mënyrë që të funksionojë siç duhet.

Sipas një studimi të publikuar në një revistë britaneze të nutricionizmit ka rezultuar që njerëzit që konsumojnë hurma kanë sistem më të mirë të tretjes, sesa ata që nuk konsumojnë.

3.Hurmat ndihmojnë në luftimin e depresionit dhe stresit Hurmat përmbajnë vitaminë B6, që i ndihmon trupit të krijojë seretonin (që rregullon disponimin) dhe noradrenalinë.

Vitamina B6 që merrni, ju ndihmon të ndjeheni më mirë jo vetëm fizikisht, por edhe psiqikisht. Hurmat mund të ndalojnë edhe diarrenë pasi që janë të pasura me kalium. Konsumi i rregullt i hurmave rregullon funksionin e zorrëve.

Kjo ndihmon që ushqimi të tretet shpejtë dhe lehtë, ndërsa teprica të largohet nga trupi. Nëse hurma konsumohet në sasi të moderuar, shpejt mund të humbni në peshë, kjo nënkupton se kjo është shumë e mirë edhe për humbje peshe.