15:05 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Këto janë postimet më të shpërndara në Facebook në vitin 2017

Facebook ka regjistruar vitin më të suksesshëm si rrjet. Kompania e famshme tani ka bërë të ditur postimet më të shpërndara gjatë vitit.

Hiti muzikor, “Despacito” ka qenë kënga më e shpërndarë në Facebook me gjithsejtë 22.2 milionë “share”.

Kënga e Ed Sheran, “Shape of You” është e dytë me 9.7 milionë shpërndarje. Në vazhdim mund të shikoni tabelën me linqet më të shpërndara gjatë vitit 2017 dhe numrin e shpërndarjeve. /Indeksonline/