Këto janë prapaskenat në klipin e Dafina Zeqirit dhe Lumit
Dje u lansua kënga ‘Lule lule’ nga Dafina Zeqiri dhe reperi Lumi B, shkruan Indeksonline.
Kënga u prit shumë mirë nga publiku, duke sjellë të gërshetuar një këngë të vjetër shqiptare në versionin modern.
Klipi ishte realizuar në Rahovec, duke përfshirë pamje nga bukuria e atij vendi.
Ishte këngëtarja Dafina Zeqiri që së fundmi publikoi pamje nga prapaskena e xhirimit të videoklipit të ri të cilën e ndau me fansat në llogarinë e saj në Instagram. /Indeksonline/