Këto janë premtimet e Halil Thaçit në Obiliq!

Kandidat për kryetar të komunës së Obiliqit, Halil Thaçi në tubimin hapës të fushatës premtoi se arsimi do të ketë cilësi dhe shëndetësia dhe shërbimet shëndetësore do të jenë të dinjitetshme, shkruan IndeksOnline.
Po ashtu për rini premtoi hapësirë për zhvillim e për bujqit suvencionim.
Postimi i plotë:
Tubimi hapës në Obiliq me deputetin e kuvendit të Republikës së Kosovës z. Armend Muja
Këto janë pamjet e tubimit tonë hapës në Obiliq, pamje të cilat neve na shtojnë vullnetin e na rrisn entuzizasmin për të punuar fort këto katër ditë të mbetura të fushatës e të dielën bashkë e me më shumë të tjerë ta festojmë fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komunën e Obiliqit.
Diskutuam për keq-qeverisjen që është bërë në dy mandatet e kaluara, ku interesi personal është vënë para atij qytetar dhe sigurisht përpos kritikës ne shpalosëm edhe zgjidhjet tona që i kemi për Obiliqin.
Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Obiliq:
Arsimi do të ketë cilësi e paralelisht me cilësinë do të krijojmë dhe kushtet fizike për një shkollë e shkollim të shekullit 21;
Shëndetësia dhe shërbimet shëndetësore do të jenë të dinjitetshme, do të funksionalizohen AMF-të në Mazgit e Shipitullë dhe Millosheva do të funksionojë me dy turne e do të ndërtohet QKFM-ja e re në qendër të Obiliqit;
Rinia do ta ketë hapësirën që i nevojitet për zhvillim dhe si asnjëherë më parë do të ndahet një fond 500 mijë euro për ta;
Bujqit do të subvencionohen e do të largohen byrokracitë që e pengojnë këtë proces duke i pajisur me kartelë digjitale për aplikim online dhe shërbime tjera;
Qyqavica do të jetë aktraksion turistik për qytetarët e Obiliqit dhe të gjithë Kosovën;
Punësimi në KEK me ndihmën e ligjit për Obiliqit do të ndodhë, pra diskriminimi i banorëve që i vuajnë të gjitha pasojat nga termocentralet e që nuk punësohen do të merr fund.
Këto e shumë projekte tjera do të jetësohen me përkrahjen tuaj, ndaj ju ftoj që këto katër ditë të mbetura të aktivizohemi masivisht, të mos lëmë derë pa trokitur e familjar pa telefonuar, secila votë është e rëndësishme për ta bërë ndryshimin, pra secili nga ju, një nga një, jeni motori i ndryshimit, sepse ndryshimi ndodhë kur jemi bashkë, sepse bashkë jemi më të fortë, sepse BASHKË QEVERISIM!
Me 14 nëntor, dil e voto, 144 shënjo.
#BashkëQeverisim
#LëvizimpërObiliqin