Këto janë rezultatet e ndeshjeve të para çerekfinale të Conference League

Sonte janë zhvilluar katër ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Konferencës.
Në ndeshjen kryesore të mbrëmjes, Aston Villa shënoi fitore ndaj skuadrës së Lille me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Fitore ka shënuar edhe Olympiacosi dhe Club Brugge, duke mposhtur Fenerbahcen, respektivisht Paokin.
Ndeshja e velme e cila përfundoi me barazim sonte ishte ajo mes Viktoria Plzen dhe Fiorentinës, e cila përfundoi me barazim 0-0.
Ndeshjet e kthimit zhvillohen javën e ardhshme me 18 prill./IndeksOnline/