Këto janë rezultatet e ndeshjeve të para çerekfinale të Europa League

Sonte janë zhvilluar katër ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Europës.
Befasinë e mbrëmjes e ka bërë skuadra e Atalantas, e cila mposhti në udhëtim Liverpulin me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Roma ka fituar si mysafire e Milanit, me rezultat 1-0.
Fitore ka shënuar edhe Bayer Levrkusen dhe Benfica, duke mposhtur West Hamin, respektivisht Marseille.
Ndeshjet e kthimit zhvillohen javën e ardhshme me 18 prill./IndeksOnline/