Këto janë rezultatet e ndeshjeve të sotme dhe tabela e Champions League pas ndeshjeve të javës së tretë

Sonte janë zhvilluar nëntë ndeshjet e fundit të javës së tretë në Champions League.
Ndeshja kryesore e mbrëmjes, ajo mes Real Madridit dhe Juventusit, përfundoi me fitoren e ”Los Blancos”, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Fitore sonte shënuan edhe Liverpul, Bayern Munich, Chelsea, Atletiko Bilbao, Galatasaray e Sporting Lisbona.

Pas tre ndeshjeve, PSG, Bayern Munich, Inter, Arsenal e Real Madrid janë në krye të tabelës me nga 9 pikë, skuadrat e vetme që kanë arritur nga tre fitore.
Ndërkohë skuadrat të cilat ende nuk kanë pikë dhe ndodhen në pozitat e fundit janë: Benfica dhe Ajax./IndeksOnline/
