75 Mall Live Search
23:33 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Këto janë rezultatet e ndeshjeve të sotme dhe tabela përfundimtare e Conference League

Dy skuadrat shqiptare, Drita e Shkendija bën historinë sonte, duke siguruar kualifikimin në 1/16 e Conference League.

Ato u renditen në mesin e 24 skuadrave më të mira, shkraun IndeksOnline.

Sonte janë zhvilluar ndeshjet e javës së gjashtë të fazës së Ligës, në Conference League.

Kampioni i Kosovës, Drita ka pësuar humbjen nga skuadra spanjolle, Rayo Vallecano, me rezultat 3-0.

Strasbourg është lidere e tabelës me nga 16 pikë, dy më shumë se Rakow.

Aek Athina, Sparta Praga, Rayo Vallecano, Shakhtar Donetsk, Mainz e AEK Larnaca u renditen në tetë skuadrat e para dhe kaluan në 1/8 e finale.

Skuadrat nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-të kaluan në 1/16 e finales.

Ndërkohë skuadrat që përfunduan nga vendi 25-të deri te vendi i 36-të, eliminohen nga gara e Conference League./IndeksOnline/