Këto janë rezultatet e pjesëve të para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të javës së 22-të në AlbiMall Superligën e Kosovës.
Në 45 minutat e para janë shënuar tre gola, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja mes Ferizajit dhe Dritës ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.
Skuadra e Malishevës ka shkuar në pushim me epërsi 2-1 ndaj Drenicës.
Sobowale i dha epërsinë Malishevës në minutën e 13-të.
Armend Abazai barazoi rezultatin në minutën e 35-të, ndërsa pesë minuta më vonë,Drilon Hazrollaj riktheu epërsinë e vendasve me një supergol të shënuar nga gjuajtja e lirë./IndeksOnline/