21:56 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / Gj. Sh

Këto janë rezultatet e pjesëve të para në ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Kanë përfunduar pjesët e para të gjashtë ndeshje të sotme të xhiros së parë në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munich ka shkuar në pushim me epërsi 2-0 ndaj Manchester United, shkruan IndeksOnline.

Arsenali i cili u rikthye të luaj në Champions pas 7 viteve, po avanson 3-0 ndaj PSV Eindhoven.

Real Sociedad është në epërsi minimale 1-0 ndaj interit, ndërsa me të njëjtin rezultat Napoli dhe Salzburg kanë shkuar në pushim në avantazh ndaj Bragas, respektivisht Benfikas.

Në ndeshjen mes Sevillas dhe Lens, pjesa e parë u mbyll me barazim 1-1./IndeksOnline/