75 Mall Live Search
16:01 / E Diele, 22 Maj 2022 / AR

Këto janë rezultatet e pjesëve të para në ndeshjet e Superligës së Kosovës

Ka përfunduar pjesa e parë në pesë ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë, ndryshim rezultati ka vetëm në tri ndeshje, ku Drita po kryeson 2:0 kundër Ulpianës, ndërsa me rezultat të njëjtë avancon Ballkani kundër Gjilanit, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, në ndeshjen mes Feronikelit e Drenicës, kjo e fundit në minutat e fundit të pjesës së parë ka gjetur golin e epërsisë në ndeshje.

Në ndeshjet e tjera që janë duke u zhvilluar nuk ka ndryshime të rezultatit.

Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Drita 2:0 Ulpiana

Ballkani 2:0 Gjilani

Feronikeli 0:1 Drenica

KF Llapi 0:0 Prishtina

Malisheva 0:0 Dukagjini