Këto janë rezultatet e sotme dhe skuadrat e kualifikuara në çerekfinale të Europa League

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e kthimit të 1/8 së finales në Europa League.
Befasia e natës së sotme ishte eliminimi i Arsenalit nga Sportingu i Lisbonës, e cila u mposht pas ekyekutimit të penalltive, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja mes Real Rociedadit dhe Romës përfundoi me barazim 0-0, me skuadrën italiane që kalon në çerekfinale pasi kishte epërsinë prej dy golave nga ndeshja e parë.
Leverkuseni fitoi edhe ndeshjen e kthimit kundër Ferencvarosit, duka kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-0.
Skuadra tjetër e cila siguroi çerekfinalen është Royale Union SG, ku mposhti 3-0 Union Berlinin dhe e eliminoi me rezultat të përgjithshëm 6-3.
Më posht i gjeni të gjitha rezultatet e sotme dhe skuadrat e kualifikuara në çerekfinale të Europa League./IndeksOnline/
