75 Mall Live Search
11:45 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Këto janë rezultatet e votave nga diaspora në tavolinën e dytë

Të mërkuren ka filluar numërimi i votave të ardhura në postë, në Qendrën e Numrit të Rezultateve.

Ky proces ka filluar në ora 10, transmeton Indeksonline.

Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ, ka thënë se numërimi i këtyre votave do të bëhet në 23 tavolina.

Indeksonline mëson se në tavolinën e dytë në QNR kaq vota kanë marrë subjektet politike.

LVV 24 VOTA, LDK 56 vota, Nisma 2 vota, AAK 47 vota dhe PDK 25 vota./IndeksOnline/