Këto janë sanksionet që Kosova i vendosi ndaj Rusisë
Qeveria e Kosovës ka miratuar sanksionet e BE-së ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë.
Propozimi erdhi nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Pakoja synon sektorin e energjisë , financave, tregtinë, shërbimet strategjike si dhe masa lidhur me lëvizjen e diplomatëve rus.
Pakoja e sanksioneve synon sektorin e energjisë, financave, kompleksin ushtarako-industrial, tregtinë, furnizimin me mallra si dhe shërbimet strategjike. Ajo përfshin gjithashtu masa që lidhen me lëvizjen e diplomatëve rusë.
Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës si dhe ministër i Punëve të Jashtme. Glauk Konjufca, këto masa janë në përputhje me politikat dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian.

