75 Mall Live Search
23:57 / E Enjte, 25 Maj 2023 / Gj. Sh

Këto janë sekretet e Guardiolës dhe rruga drejt suksesit me Cityn

Manchester City është klubi më i trofeshëm në Angli në vitet e fundit, e krejt kjo prej se Pep Guardiola morri drejtimin e skuadrës.

Cityzens arritën të fitonin titullin e tretë radhazi të Premierligës dhe janë në finale të FA Cup dhe Champions Leageu, duke shpresuar në fitimin e tripletës, shkruan IndeksOnline.

Me tre qershor, Manchester City do të luaj finalen e FA Cup ndaj Manchester Unitedit, ndërsa shtatë ditë më vonë do të përballen me skuadrën e Interit, në finalen e Champions League, e cila zhvillohet në Stamboll.

Padyshim që Pep Guardiola ka merita të mëdha në sukseset e Cityt në vitet e fundit, i cili ka fituar plotë 33 trofe deri më tani në karrierën e tij.

Por cilat janë sekretet e teknikut spanjoll që qojnë drejt sukseseve?

Por futbolli nuk është sporti më i dashur dhe i ndjekur i trajnerit katalanas, i cili në kohën e lirë argëtohet me golfin. Vëmendja për detajet është gjithnjë në vend të parë. Guardiola është shumë i kujdesshëm ndaj dietës së lojtarëve të tij, aq sa kur erdhi në vitin 2016 në “Etihad” afroi kuzhinierë anglezë, francezë dhe spanjollë për ta kuruar ushqimin në maksimum.

Në vitin 2017, pas eliminimit nga Monako në 1/8-at e Champions-it, ai urdhëroi heqjen e ushqimeve të thata nga e gjithë zona e qendrës stërvitore të Sitit. Kur luante futboll, e kishte përcaktuar Roberto Baxhon si “futbollistin më të fortë me të cilin ishte përballur” dhe një tjetër kuriozitet për të është se është i apasionuar pas artit. Gjatë vitit të pushimit 2012-‘13 ku ai u zhvendos në Nju Jork, pati mundësinë të vizitonte shumë galeri dhe muze. Është i martuar me stilisten Kristina Serra, e cila e ka ndihmuar me stilin e tij të veshjes në fushë dhe jashtë saj./IndeksOnline/