19:36 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Këto janë shenjat që tregojnë se ju jeni rritur

Të lash rrobat , të paguash faturat, të heqësh të gjitha shpenzimet vet janë disa nga veçoritë që tregojnë që ju nuk jeni më i vogël.

Në një studim ku janë përfshirë 2 mijë britanezë, të cilët zbuluan listën prej 50 gjërave, përfshirë këtu pëlqimi të jetojnë në shtëpi të pastër, duke mos blerë verën më të lirë në dyqan dhe duke ndërhyrë në mendimin e të tjerëve gjatë blerjes së pjatalarëses, ishin disa nga treguesit se ai person më nuk konsiderohet i ri në moshë.

Britanezët sipas përgjigjeve dhe veprimeve konsiderohen të rritur në moshën 25 vjeçare, gjithsej shtatë vite më vonë se mosha ligjore.

Julia Alpan është pronar i marketingut në Endsleigh. Sa i përket kësaj çështje ai tha :”Jeta e të rriturve mund të jetë sfidë e vërtetë për shumicën e britanezve, duke filluar nga menaxhimi i financave, menaxhimi i punëve shtëpiake, prandaj nuk është çudi që shumë prej tyre rriten më vonë”, tha ai.

Nëse dikush arrin të paguaj vetë faturat e shpenzimeve, të shpenzojnë më pak para në internet e disa gjëra të tilla, atëherë ai person mund të konsiderohet i rritur.

Shenjë tjetër konsiderohet blerja e gjësendeve shtëpiake çdo javë për shtëpi dhe duke qenë në gjendje të gatuajnë ushqim nga pika zero./Indeksonline/

Temat: