18:31 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Këto janë specifikat e Honor 7S

Është lansuar smartfoni Honos 7S, i njohur si i kompanisë  kineze Huawei.

Smartfoni në fjalë, është shfaqur në fillim të këtij muaji në TENAA – Vjen me procesor Media Tek MT6739 SoC dhe me ekran 5.45-inç me rezolucion prej 720 x 1,440 pikselë.

Honor 7S është lansuar në Pakistan dhe çmimi i tij është rreth 125 dollarë. Ende nuk është zbuluar se kur do të jetë në dispozicion edhe në tregjet tjera.

Po ashtu, Honor 7S vjen edhe me 2 GB RAM memorie dhe 16 GB memorie të brendshme, kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë.

Gjithashtu, me dimensionet prej 146.5 x 70.9 x 8.3 mm dhe peshë 142 gramë, smartfoni i ri ofron mbështetje për dy SIM kartela, punon me sistemin operativ Android 8.1 Oreo dhe me baterinë prej 3,020 mAh.