08:26 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Këto janë statistikat e Barcelonës këtë sezon

Ekipi i Barcelonës u mposht mbrëmë nga Athletic Bilbao me rezultat minimal 1:0 duke u eliminuar nga Copa del Rey në fazën çerekfinale.

Ishte goli i Inaki Williams në minutat shtesë që i dha fitoren e madhe vendasve.

Në anën tjetër, Barcelona kështu po e vazhdon sezonin me një formë jo të duhur, përkundër shkarkimit të Ernesto Valverdes, që për shumëkë ishte fajtori kryesor, shkruan Indeksonline.

Pas eliminimit nga Superkupa e Spanjës, tash erdhi edhe eliminimi nga Copa del Rey, ndërsa mbeten në garë për La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.

Në garë për La Liga, blaugranët ngecin me tri pikë mbrapa liderit, Real Madridit, ndërsa në kuadër të Champions Leagues, kaluan grupin e vdekjes, ndërsa tash presin Napolin në fazën e parë të eliminimit direkt.

Që nga fillimi i këtij sezoni, Barcelona ka zhvilluar 32 ndeshje duke arritur 21 fitore, 6 barazime dhe 5 humbje.

Ky nuk është aspak një sezon i mirë për ta teksa kanë pranuar edhe shumë gola, gjithsej 26 në 22 ndeshjet e ligës, bashkë me 52 tjerë të shënuar.

Në fazën e grupeve në Champions League, Barcelona e mbylli në vendin e parë me 14 pikë, duke shënuar 9 gola dhe pranuar 4 të tjerë./Indeksonline/