Statistikat e Gjibraltarit, kundërshtarit të ardhshëm të Kosovës
Kosova do të ndeshet me Gjibraltarin më 10 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshje miqësore pasi Kosova nuk do t’i zhvillojë dy ndeshje kualifikuese.
Kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme për “Dardanët” për t’u përgatitur për ndeshjen jetike ndaj Malit të Zi që zhvillohet pas 4 ditëve poa shtu në “Fadil Vokrri”.
Ndërsa, Gjibraltari tashti e më shumë se 11 muaj nuk ka shijuar fitore duke humbur të gjitha 8 ndeshjet që i ka zhvilluar, shkruan Indeksonline.
Fitorja e fundit e Gjibraltarit ishte më 16 tetor 2018 ku mposhti 2:1 Lihtenshtajnin.
Gjatë 8 ndeshjeve të fundit, Gjibraltari ka shënuar dy gola, të gjitha në humbjen ndaj Armenisë 2:6./Indeksonline/