75 Mall Live Search
14:38 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Këto janë stërvitjet që i bëjnë të famshmit për të qëndruar në formë

Dieta dhe rutina e fitnesit për të famshmit është një mënyrë e mirë për t’i marrë si shembull.

Disa mendojnë që të famshmit bëjnë diçka shumë të veqantë për të qëndruar në formë mirëpo janë zbuluar disa ushtrime dhe dieta të cilat i bëjnë këta persona.

Dua Lipa. Pasi që e ka axhendën e ngjeshur ajo qëndron në formë duke bërë ushtrime të shkurtra 15 minutëshe po ashtu ajo pëlqen edhe boksin.

Emma Watson. I pëlqen të hajë shëndetshëm në shumicën e kohës, po ashtu preferon stërvitje intensive 30 minutëshe dhe kujdeset edhe për shëndetin mendor po aq sa për shëndetin fizik.

Kendall Jenner. Ajo konsumon shumë fruta dhe perime po gjithashtu sigurohet të marrë perime të mjaftueshme po ashtu preferon çajrat kurse shpesh e kalon mëngjesin duke ngrënë ushqime të ëmbla.

Miley Cyrus. I përmbahet një diete bimore që nga viti 2014. Ajo nuk konsumon ushqime me gluten dhe ka bërë ndryshime të mëdha për humbjen e peshës.