75 Mall Live Search
11:03 / E Diele, 05 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Këto janë super ndeshjet e sotme në futbollin evropian

E diela do të jetë e pasur me ndeshje tejet interesante në futbollin evropian.

Në Premierligë, bie në sy derbi mes Tottenham Hotspur dhe Manchester Cityt, që nis nga ora 17:30.

Në Bundesligë, Bayerni udhëton për t’u përballur me Ëolfsburgun në po të njëjtin orar.

Në Serie A të Italisë, dita do të fillojë me ndeshjen e ekipit të Amir Rrahmanit, Napolin që përballet me Spezian në udhëtim me fillim nga ora 12:30 dhe do të kulmojë me derbin e madh italian mes Interit dhe Milanit që zhvillohet në mbrëmje nga ora 20:45.

Kurse në Spanjë, Real Madridi i shkon Mallorcas së Vedat Muriqit me fillim nga ora 14:00.

Në anën tjetër, lideri i elitës së futbollit spanjoll, Barcelona ballafaqohet me Sevillan në “Camp Nou” nga ora 21:00.