Këto janë të gjeturat e raportit për Kosovën, përmendet korrupsioni, dialogu e taksa
Pas publikimit të raportit për vendin të Komisionit Evropian është bërë e ditur përmbajtja e këtij raporti.
Kështu, në të pranohet se është arritur progres në implementimin e reformave, por që megjithatë ka pasur vendime Ah Hoc të Qeverise që e kanë penguar plotësisht implementimin e reformave, më saktë numri i madh i zv/ministrave, raporton Indeksonline.
Në raport tutje insistohet se korrupsioni vazhdon të jetë i përhapur, por pranohet se ka pasur përparim në aspektin legjislativ, por akoma në praktik, pasi ka akoma problem si në konfiskimin e pasurisë së arritur në mënyrë joligjore.
Sa i përket Kuvendit, komisioni vlerësoi se ai ka funksionuar në aspekt të polarizuar, derisa shtohet se Kosova ka liri të shprehjes sepse ka spektër të gjerë të mediave/
Megjithatë, të gjitha të arriturat janë përmendur në raport, por theksohet se kanë mbetur nën hije për shkak të vendimit të Qeverisë për heqjen e taksës ndaj Serbisë.
KE vlerëson se Prishtina duhet me tërheq këtë vendim në mënyrë që të vazhdohet me dialogun dhe rrugëtimin evropian.
Edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Mogherini e bëri të njëjtin apel duke shprehur gatishmëri që qysh nesër është e gatshme ti thërras të dyja palën më mënyrë që të vazhdohet dialogu, e për këtë duhet plotësuar kushtet.
Për dallim nga herët tjera, kësaj radhe apel i është bërë edhe shtetit të Serbisë që të tregohet më konstruktive dhe bashkë me Kosovën të krijojnë një ambient të përshtatshëm për arritjen e një marrëveshje obliguese.
Ky raport nuk ndërlidhet me vizat, pasi Komisioni Evropian e ka kryer punën e tij vitin e kaluar kur bëri të ditur se Kosova ka plotësuar kriteret dhe se duhet liberalizuar vizat për qytetarët e saj.
Tani topi është te ministrat e Brendshëm të shteteve anëtare që të votojnë për liberalizimin e vizave. /Indeksonline/