23:11 / E Martë, 04 Tetor 2022 / Gj. Sh

Këto janë të gjitha rezultatet e mbrëmjes së sotme në Champions League

Janë përmyllur të gjitha ndeshjet e Champions League të mbremjes së ditës së martë.

Ndeshja kryesore e kësaj mbrëmje u zhvillua në stadiumin “Gjyzepe Meaza” mes Interit dhe Barcelonës, ku përfundoi me fitoren e vendaseve me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Bayern Munchen ka fituar me rezultat të thellë 5-0 ndaj Victoria Plzen.

Në Grupin A, Napoli fitoi bindshëm në udhëtim te Ajaxi me rezultat 6-1 ndërsa Liverpuli mposhti Rangersin me rezultat 2-0.

Në Grupin B, Club Brugge dhe Porto shënuan fitore ndaj Atletico Madrid dhe Bayer Leverkusenit me rezultat të njëjt 2-0.

Në Grupin D, Marseille fitoi me rezultat 4-1 ndaj Sporting Lisbonës, ndërsa ndeshja mes Eintracht Frankfurtit dhe Tottenhamit përfundoi me rezultat të barabartë 0-0./IndeksOnline/