Këto janë të gjitha takimet e xhiros së parë në La Liga

Federata e Futbollit të Spanjës, sot ka hedhur shortin për kalendarin e ri të La Ligës.
Sezoni i ri do të filloj me 12 gusht dhe do të perfundoj me 4 qershor të vitit të ardhëshëm, raporton Indeksonline.
Kampinoi aktual Real Madrid do ta filloj mbrojtjen e titullit ndaj skuadrës së Almerias, e cila u rikthye këtë vit në La Liga.
Ndeshja është paraparë të zhvillohet me 13 gusht duke filluar nga ora 18:30.
Barcelona në xhiron e parë do të luaj si vendas ndaj skuadrës së Real Vallecanos, ndërsa Atletiko Madrid ndeshjen e parë e luan si mysafir ndaj Getafes.
Këto janë të gjitha takimet në xhiron e parë të sezonit të ri në La Liga:
Ath. Bilbao – Mallorca
Barcelona – Real Vallecano
Betis – Elche
Celta Vigo – Espanyol
Cadiz – Real Sociedad
Osasuna – Sevilla
Almeria – Real Madrid
Getafe – At. Madrid
Valladolid – Villareal
Valencia – Girona.
/Indeksonline/
