75 Mall Live Search
09:31 / E Diele, 21 Gusht 2022 / Gj. Sh

Këto janë tre ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll

Gjatë ditës së sotme (e diel), do të luhen tre ndeshjet të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.

Java e dytë mbyllet sot me tre përballje mjaftë interesante, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e cila është rikthyer në Superligën e Kosovës, Ferizaji, do të jetë nikoqir i Prishtinës së Ismet Munishit.

Gjilani kërkon fitoren e dytë në kampionat ndaj skuadrës së Malishevës.

Të dy këto takime do të nisin në ora 17:00.

Ndeshja e fundit e javës së dytë zhvillohet mes kampionit aktual të Kosovës, Ballkanit dhe dhe skuadrës së Drenicës.

Kjo është ndeshja e parë në Superligë për klubin nga Suhareka, pasi ndeshja e javës sëkaluar ndaj Malishëvës nuk u zhvilluar për shkak se Ballkani ishte i angazhuar në garat evropiane.

Ndeshja mes Balkanit dhe Drenicës luht në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 20:00./IndeksOnline/