75 Mall Live Search
09:06 / E Shtunë, 21 Qershor 2025 / Gj. Sh

Këto janë tre skuadrat e para që janë eliminuar nga Kupa e Botës për Klube

Kupa e Botës për Klube po shkon drejt përfundimit të xhiros së dytë në fazën e grupeve.

Tashmë janë mësuar tre skuadrat e para që sjanë eliminuar nga ky kompeticion, shkruan IndeksOnline.

Të tre skuadrat e eliminuara kanë nga dy humbje në dy ndeshjet e para dhe edhe nëse fitojnë ndeshjen e fundit nuk kanë mundësi të kualifikohen në 1/16-ten e finales.

Skuadra amerikane, Seattle Sounders është eliminuar nga Grupi A.

Në Grupin C, është eliminuar skuadra nga Zelanda e Re, Aucland City, e cila deri tani në dy ndeshje ka pësuar dy humbje turpëruese, 10-0 nga Bayern Muniche dhe 6-0 nga Benfica.

Skuadra e tretë e cila është eliminuar nga Kupa e Botës për Klube, është skuadra tjetër amerikane, Los Angeles FC, e cila pas humbjes nga Chelsea, mbrëmë u mposhtë për herën e dytë dytë në Grupin D, nga skuadra tunisiane, Esperance./IndeksOnline/