Këto janë tri këngët që brenda javës morën mbi një milion klikime
Skena muzikore vendore muzikore vendor edita-ditës po ‘pasurohet’ me artistë të rinj.
Shpesh suksesi i një artisti matet edhe me numrin e klikimeve në kanalin Youtube, pavarësisht se ka zëra nëse këto klikime janë të vërteta apo të blera, pasi që një gjë shpesh duket e pamundur ‘1 milion klimime brenda 1 dite’, shkruan Indeksonline.
Megjithatë disa nga këto këngë arrijnë të bëhen dhe hite, kjo në një mënyrë tregon se ato po pëlqehen, por edhe numrin e saktëse sa herë është klikuar.
Javën që kaloi, disa nga artistët më në zë sollën projekte muzikore, dy nga to bashkëpunime.
Skerdi për herë të parë lansoi projektin muzikor me Nora Istrefin, kështu kënga që mbanë titullin ‘M’ke mungu’ për triditë arriti të klikohet mbi një milion herë, e këtë gëzim e ka ndarë përmes një video, edhe vet Skerdi në llogarinë Instagram.
Një tjetër bashkëpunim që u publikua brenda shtatë ditëve të fundit, ishte ai i Butrint Imerit dhe Gjikos. Kënga ritmike ‘Bakllava’,po ashtu për tri ditë ka arritur të grumbulloi mbi 2 milionë klikime në kanalin‘Youtube’.

Një reper tjetër i suksesshëm, ai Mozzik gjithashtu publikoj projektin e ri, një këngë dedikuar nënës dhe familjes. Kyprojekt për 24 orë u klikua mbi 1 milion herë./Indeksonline/
