75 Mall Live Search
08:59 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Këto janë tri ndeshjet e Superligës që do të zhvillohen sot

Java e 6-të e Superligës së Kosovës do të vazhdojë edhe sot me tri ndeshje mjaftë të mira.

Feronikeli do ta pres skuadrën e Ferizajit, kjo e fundit deri më tani në këtë sezon e ka vetëm një fitore atë kundër Dukagjinit, ku kishte fituar me rezultat minimal 0-1, ndërsa Feronikeli edhe pse këtë sezon nuk e ka nisur aq mirë sa është pritur prap është duke kryesuar në tabelë me gjithsej 12 pikë, tri fitore e dy humbje. Kjo ndeshje do të fillojë nga ora 13:00, shkruan Indeksonline.

Kurse ndeshja e dytë është ajo në mes Llapit dhe Dukagjinit, Llapi është një skuadër që deri më tani ka treguar se do të luftojë deri në fund për titullin e kampionit kurse Dukagjini është ende pa asnjë fitore në këtë sezon mirëpo a do ta gjejë fitoren sot kundër Llapit mbetet të shihet. Ndeshja do të fillojë nga ora 14:00.

Ndeshja tjetër është ajo në mes Trepçës 89’ dhe klubit nga kryeqyteti Flamurtarit, ndeshje kjo e cila do të fillojë nga ora 15:00. Këto dy skuadra e kanë vetëm një pikë dallim nga njëra tjetra në rënditjen tabelare, ku Flamurtari deri më tani ka arritur ti grumbulloj 7 pikë ndërsa Trepça 89’ ka 6 pikë, një fitore e mundshme e kësaj të fundit do të bënte që të dilte para Flamurtarit me dy pikë më shumë ndërsa nëse kjo ndeshje do të përfundojë me barazim atëherë prap Flamurtari do të jetë para Trepçës me një pikë më shumë./Indeksonline/.