Këto janë tri ndeshjet për të cilat po hetohet Paqueta për baste

Ka disa ditë që po raportohet se futbollisti Lucas Paqueta po hetohet për baste.
Federata e Futbollit të Anglisë, ka nisur një hetim ndaj brazilianit në dyshimin për përfshirje në baste të disa ndeshje të Premier Ligës, shkruan IndeksOnline.
“Dail Mail” ka publikuar tre ndeshjet të cilat janë analizuar, ku Paqueta ishte ndëshkuar me karton të verdhë.
Ndeshja kundër Aston Villës, e zhvilluar më 11 mars, kundër Leeds Unitedit më 21 maj dhe ajo e këtij sezoni, kundër Bournemouthit, më 12 gusht, janë tri ndeshjet me të cilat janë ngritur dyshimet për baste ndaj ish-futbollistit të Milanit dhe Lyonit.
Sipas gazetës, hetimet kanë nisur pesë muaj më parë.
Flukse të dyshimta të vënies së basteve janë sinjalizuar në Ilha de Paqueta, një ishull i vogël i Rio de Janeiros.
Federata Angleze u informua menjëherë me situatën nga disa funksionarë të hënën pasuese dhe dy ditë më pas e informoi edhe West Hamin dhe Paquetan për këtë situatë.
Paqueta ishte afër transferimit të Manchester City, por për shkak të fillimit të hetimeve, bisedimet me West Hamin janë ndërprerë.
Futbollisti brazilian rrezikon të suspendohet për një kohë të gjatë nga futbolli, nëse konfirmohen këto dyshime./IndeksOnline/