22:50 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Këto janë tri opsionet se si mund të përfundoj La Liga

La Liga dhe Shoqata e Futbollistëve Spanjolle (AFE) po punojnë për gjetjet e zgjidhjeve pasi coronavirusi e ka goditur edhe futbollin spanjoll.

Ideja është rikthimi në veprim sa më shpejt të jetë e mundur, me klubet që janë urdhëruar të jenë gati, kur të vendoset që sezoni të fillojë.

Tashmë janë tre opsione që organizatorët kanë në mendjen për rinisjen e edicionit 2019/20.

  1. Rifilloni sezoni në maj

Kjo ide është më optimistja dhe përfshin kthimin në aksin në mes të majit, ndërsa kampionati do të zhvillohet deri në 30 qershor, më së largu 15 korrik.

Kjo do të thoshte që skuadrat duhet të luanin ndeshje çdo tre ditë dhe këto ndeshje do të zhvillohen, me apo pa tifozë në stadium.

Nëse vendoset se sezoni duhet të përfundojë pas dyerve të mbyllura, do të bëhet. Vendimet për kontratat që skadojnë më 30 qershor do të merret nga FIFA.

2. Rifillimi sezonin gjatë verës

Duke parë që nuk ka Euro 2020, ky është opsioni më i mundshëm dhe do të nënkuptojë se sezoni i ardhshëm, do të planifikohet.

Ky kalendar do të thoshte që La Liga do të vazhdonte deri në gusht ose shtator.

3. Rifillimi i sezonit në shtator

Ky është opsioni më radikal, por, me kalimin e ditëve, duket si më realisti.

Kjo do të thoshte se sezoni 2020/21 do të nis dikur vonë.