16:59 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Këto janë ushqimet që nuk duhet t’i ngrohni dy herë

Ngrohja e ushqimeve të drekës për t’i konsumuar sërish ato në darkë është kthyer tashmë në një mënyrë jetese.

Por, studimet kanë treguar se ngrohja e disa ushqimeve mund të jetë shumë e dëmshme për shëndetin. Këto ushqime janë më të rrezikshme nëse nuk i keni ruajtur në mënyrën e duhur më parë.

Disa ushqime mund të shkaktojnë helmim ushqimor nëse rinxehen apo nuk ruhen ashtu siç duhet.

Ja cilat janë ato ushqime: Spinaqi, kërpudhat, vezët, patatet, orizi dhe pula.