75 Mall Live Search
18:09 / E Premte, 17 Janar 2025 / MSH

Këto janë veturat që u dogjën mbrëmë në një parking në Prishtinë

Në parkingun e një ndërtese në Kalabri (Emshir) të Prishtinës mbrëmë ra zjarr.

Banorët e kompleksit banesor u detyruan të dalin jashtë ndërtesës, teksa 13 prej tyre kërkuan ndihmë mjekësore, shkruan IndeksOnline.

Në konfirmimin zyrtar të policisë, mbrëmë u deklarua se janë duke vijuar ekzaminimet e nevojshme hetimore.

“Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve. Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar tretman mjekësor arrin në trembëdhjetë. Për detajet rreth rastit do të njoftoheni pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme hetimore e procedurale nga institucionet kompetente”, deklaroi mbrëmë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Dy fëmijë u shpëtuan fillimisht e më pas edhe banorët e tjerë që ishin ngujuar brenda ndërtesës.

Në pamjet e siguruara shohim veturat e djegura nga zjarri i shkaktuar në rrethana të panjohura.