Këto janë vlerat e Kosovës dhe Rumanisë sipas transfermarkt

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot luan kundër Rumanisë, ndeshje kjo e vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline.
‘Dardanët’ janë maksimalisht të përgatitur për këtë takim, me synime të qarta vetëm për rezultat pozitiv.
Të dy kombëtaret kanë vlerë të njëjtë financiare në ‘Transfemarkt’, me Kosovën që vlerësohet me 92.68 milionë, kurse kombëtarja rumune ka vlerë 92.23 milionë.
