Këto janë zonat ku do të intervenojnë sot njësitet e KRU “Prishtina”

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot do të bëhen intervenime në disa rrugë të kryeqytetit.
Ekipet e KRU-së do të sanojnë dëme në 8 rrugë, si edhe në fshatin Prugovc, Bardhosh e Leban.
Intervenimet e nevojshme mund të bëjnë që të ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë.
Sanimi do të bëhet në këto rrugë: “C”, “UÇK”, “Mbreti Bardhyl”, “Sylejman Vuçitërna”, “Kamer Loshi”, “Leka i Madh”, “Gucia” dhe “Holger Petersen”.