Këto janë zotimet e Skender Ukajt për shëndetësinë

Dr. Skender Ukaj, është zotuar se në rast se zgjedhet deputet i Kuvendit të Kosovës do të angazhohet që të sëmurit kronik të kenë barna falas.
“Një ndër shërbimet e para të fondit të sigurimeve shëndetësore, do të jetë ofrimi i barnave falas për pacientët me sëmundje kronike”, ka thënë Ukaj.
Ortopedi Ukaj ka thënë se me qeverisjen e PDK-së, do të fillojë procesi i sigurimeve shëndetësore.
Po ashtu, Ukaj është zotuar se do të lobojë për përmirësimin e kushteve për personelin shëndetësor. Skender Ukaj, garon për deputet me numër 47 në listën e PDK-së.