12:29 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Këto katër stërvitje do t’ju vënë në lëvizje gjithë trupin (Video)

Nëse dëshironi që të ndryshoni rutinën e stërvitjeve në palestër, zgjidhje e shkëlqyeshme do të mund të jenë ushtrimet e trajneres së fitnesit Stefanie Williamsit.

Williams në Instagram ka publikuar videon në të cilën tregohen katër stërvitje të cilat veprojnë në gjithë trupin, ndërkaq për ekzekutimin e tyre ju nevojiten peshat, topi i pilatesit dhe steperi i fitnesit.

Stërvitjet janë të thjeshta, por sfiduese. Instruktorja thotë se do të djersiteni mirë, sepse këto stërvitje përmbajnë edhe kardio-elemente.

Nëse dëshironi të nxisni gjithë muskujt në trup, shikoni vazhdimin e treningut të cilin e rekomandon Stefanie Williams.