21:15 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Këto këngëtare shqiptare numrojnë mbi 1 milion ndjekës në Instagram

Të jesh pjesë e showbizit ditëve të sotme, duhet patjetër të jesh tejet aktive edhe nëpër rrjetet sociale, kryesisht në Instagram aty ku fansat mund ta ndjekin secilën lëvizje të artistëve të preferuar, shkruan Indeksonline.

Interesimi i publikut të jetë pjesë e përditshmërisë së artistëve ka bërë që disa nga këngëtaret shqiptare të arrijnë shifra mjaft të larta të ndjekësve në Instagram.

Duke mos përfshirë artistet që veprojnë në tregun ndërkombëtarë ne kemi vërejtur disa këngëtare shqiptare të cilat kanë kaluar shifrën prej 1 milion ndjekësve.

Në vendin e parë me numrin e ndjekësve qëndron Enca Haxhia, me 2.1 milion ndjekës.

Këngëtarja Dhurata dora numëron më se 1.5 milion ndjekës.

Pastaj vijnë edhe emrat e njohur nga estrada shqiptare si : Xhensila Myrtezaj ,Era Istrefi, Elvana Gjata, Kida, Dafina Zeqiri. /Indeksonline/