75 Mall Live Search
11:36 / E Hënë, 31 Mars 2025 / L A

Këto mund të jenë tre largimet e mundshme të Manchester Cityt për sezonin e ardhshëm

Manchester City padyshim do të tentojë të bëjë një ndryshim për sezonin e ardhshëm.

“Qytetarët”, këtë sezon po kalojnë në një nga më të dobtit që nga ardhja e Guardiolës në krye të detyrës në vitin 2016.

Në fund të këtij sezoni te City priten të largohen lojtarët si Jack Grealish, Kevin De Bruyne dhe Ilkay Gundogan, me dy të fundit që ju skadon kontrata në qershor të këtij viti.

Ndërsa Grealish, ndonëse ka kontratë deri më 2027 mund të largohet pasi nuk po gjen vend në formacion startues pas blerjeve të Savinhos dhe të Omar Marmoush.

Manchester City, gjendet në pozitën e 5-të në Premier League me 48 pikë dhe rrezikon të mbetet pa trofe pas eliminimit në Ligën e Kampionëve dhe EFL Cup.

Mundësia e tyre e fundit mbetet FA Cup, në të cilin gjenden në gjysmëfinale ku do të përballen ndaj skuadrës së Nottingham Forestit./IndeksOnline/