17:23 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Këto pajisje teknologjike janë liruar nga dogana

Ministri i Financave, Bedri Hamza në takimin e mbajtur sot për Media prezantoi vendimet për lirimet nga tatimi doganor për pajisjet e teknologjisë informative, lirimet nga tatimi doganor për pjesët rezervë për subjektet e regjistruara në ATK si subjekte prodhuese si dhe iniciativat tjera ligjore për reforma në tatime, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Nga tatimi doganor lirohen këto pajisje teknologjike:

Printerët, skanerët të cilët lidhen me kompjuterë.

Të gjitha ngjyrat që lidhen me çipa të ketrigjave.

Serverët, shtëpizat etj.

Kartelat amë, ram, qendra e procedimit qendror të të dhënave, DD Ram, SD Ram.

Të gjitha makinat për zyre apo ato të cilat mund të përdoren në ofrimin e shërbimeve.

Furnizuesit me rrymë, invertorët për sistem kompjuterik, modemet, ruterat etj.

Altoparlantët për sisteme kompjuterike.

Mediumet optike, CD, DVD Softuer, Softuer rrjeti etj.

USB, Flash etj.

Video digjital kamerat për sisteme kompjuterike.

Monitorët monokrom, me ngjyra në forma LCD, LED OLED etj.

Modulet digjitale.

Konektorët për fibra optike, kabllo optike etj.

Bordet, panele dhe kabinat për të dhëna.

Modulet dhe pajisjet për Box Digjital.

Këto nuk do të jenë vendimet e fundit, ne do të vazhdojmë me reformën legjislative fiskale me Ligjet në të ardhura personale, Korporata, TVSH dhe Procedura të Administratës Tatimore.

Temat: