11:18 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Këto pije detox mund t’ju ndihmojnë

Nëse keni bërë ndonjë kërkim mbi ushqimin e shëndetshëm dhe ndryshimet e jetesës, ndoshta keni dëgjuar të paktën një person të predikojë për përfitimet e një detoksifikimi. Sipas “Mindbodygreen”, një detoksifikim, në teori, ndihmon trupin tuaj të eliminojë disa prej  toksinave që ndodhen aty dhe mund të ndihmojë në humbjen e peshës. Krijuesit e tij betohen se këto receta mund të ndihmojnë në këtë proces:

Kastravec dhe ujë me limon: Vetitë e limonit të kombinuara me vetitë anti-inflamatore të kastravecit mund të ndihmojnë trupin tuaj të heqë qafe toksinat. Thjesht shtoni kastravec me feta, një limon me feta dhe gjethe nenexhiku në një broke uji. Duhet ta lini gjithë natën dhe ta pini gjatë ditës.

Mollë dhe kanellë: Kjo recetë e thjeshtë është e shijshme dhe ka më pak se 10 kalori. Thuhet të ndihmojë në rritjen e energjisë gjithashtu. Thjesht shtoni një mollë të madhe të prerë në feta, një shkol kanelle në një broke me ujë dhe lëreni për disa orë.

Detox për çlirimin nga stresi: Dëshironi të hiqni pak stresin ndërsa hidratoheni dhe detoxifikoheni?! Ky lëng i trefishtë mund t’ju ndihmojë të bëni këtë. Ju duhet vetëm uthull molle e cila supozohet të zvogëlojë rrezikun ndaj diabetit, ndihmon në humbjen e peshës, zbutjen e problemeve të stomakut dhe  në tretje, sipas “Mamavation”. Frutat ofrojnë përfitime shëndetësore dhe ndihmojnë në fshehjen e aromës së fortë të uthullës. Recetën e keni më poshtë