75 Mall Live Search
20:54 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Këto produkte bukurie duhet larë patjetër

Ju përpiqeni të mbani pastër fytyrën tuaj duke e larë atë sa herë që ktheheni në shtëpi.

Por larja nuk është e vetmja që ju duhet të kujdeseni pasi ka dhe produkte të tjera bukurie që duhen mbajtur sa më pastër që mundeni.

Krehri

Duke pasur parasysh sasinë e flokëve që ju humbisni çdo ditë, ju e dini që furça e flokëve tuaj ka nevojë për pastrim për të punuar si duhet. Nga produktet e shumta të flokëve që përdorni ajo mund të mbajë baktere me kalimin kohës ose për shkak të këtyre mund t’ia u bëjë flokët me yndyrë.

Ndaj një ditë që të keni mundësi shpëlajini me ujë të ngrohtë dhe me një shampo.

Brisqet

Duke qenë se përbëhen nga metali me kalimin e kohës brisqet ndryshken dhe kjo mund të jetë e rrezikshme për lëkurën tuaj.

Bëni mirë ti ndërroni pas 3 përdorimesh ose ti lani ato por duhet të bëni kujdes sepse duhen tharë shumë mirë.

Furçat dhe sfungjeri e grimit

Produktet e grimit që keni në çantën tuaj dhe vajrat e tjerë kur bashkohen me sfungjerin kanë veti që përthithen nga ky i fundit.

Kështu që pasi të lyheni bëni mirë ta lini në një vend të veçantë ose ta lani atë sa më shpesh të mundeni.