Këto punime dore aksesorësh, do t’ju lënë pa fjalë!

Kombinimi i imagjinatës, kreativitetit dhe shijes unike po përkthehet në kreacione unike aksesorësh të punuara nga Kaltrina Rexhepi-Dragusha nga Prishtina.
Nga rruazat e këndshme, perlat e çmuara, kombinimet unike, janë ato që karakterizojnë punimet e Kaltrinës, e që mbajnë emrin e brendit, “Moena hand made”.

Ajo po ofron mundësi të shumta për të dyja gjinitë, por në kreacionet e saj ajo ka menduar edhe për më të vegjlit, fëmijët.

Ajo thotë se inspirimin e gjen në çkado që sublimon të bukurën. Për të është me rëndësi ndjesia që aksesorët që ajo punon u japin klientëve të saj.

Disa nga punimet unike të Kaltrinës mund t’i shihni në fotografitë më poshtë, ndërkaq për më shumë nga punimet e saj dhe për t’i porositur ato, mund t’i gjeni në Facebook dhe Instagram me emrin @moenahandmade_





