Këto rrugë pritet të rregullohen së shpejti në Prishtinë

Me përmirësimin e temperaturave pritet që të punohet në rregullimin e rrugëve në kryeqytet.
Në ditët e fundit janë hapur tendere për të rregulluar infrastrukturën e një numri të konsiderushëm të rrugëve në Prishtinë.
Sipas njoftimit në webfaqen e komunës së Prishtinë, qysh në ditët e para të muajit mars janë planifikuar se në cilat rrugë do të investohet.
Për ndërtimin e rrugës “Nekibe Kelmendi” nga komuna e Prishtinës nga ndarë 500 mijë euro, për gjatësinë L=1400.99m, transmeton IndeksOnline.

Edhe në rrugët “Shkabaj”, “Gonxhe Bojaxhiu”, “Skenderbeu” pritet që puna të filloj më 25 mars 2022./IndeksOnline/
