75 Mall Live Search
10:46 / E Hënë, 19 Maj 2025 / S Z

“Këto seanca janë vetëm deja vu”, Daut Haradinaj e quan edhe antikushtetues bllokimin e kuvendit

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj para vazhdimit të seancës konstituive ka thënë se derisa nuk ka  një marrëveshje politike, do të vazhdojë të përsëritet i njëjti skenar.

Ndërsa tha se AAK-ja tashmë i ka dhënë propozimet e saj, sa i përket emërave për kryetar të kuvendit dhe se Albin Kurti do të duhej të reflektojë.

“Duket një deja vu, e ngjashme si gjithë kohës në seanca. Perderisa nuk ka një marrëveshje mbetet e njëjta. Shpresoj që kemi kohë ta propozojmë kandidaten, të cilën ne jemi thirrë për Shqipen ose Bogujevcin, jemi të gatshëm me ia dhënë voten tonë”, tha Haradinaj.

Ndërsa e quan antikushtetuese ndryshimin e procedurës së votimit, gjatë vazhdimit të seancave.

“Mendoj që është anti kushtetues ndryshimi i procedurës së votimit, gjatë vazhdimit të seancave. Për këtë arsye kemi thënë se nuk jemi të gatshëm të bëhemi pjesë e kësaj forme. Mendoj që është anikushtetuese dhe çdo deputet e ka obligim të mos bie pre e formave të manipulimit.  Mendoj që është ofertë e mirë dhe z. Kurti sot ish dashur të reflektojë”, tha ai./Indeksonline/.