12:09 / E Martë, 11 Maj 2021 / OSH

Këto sinjale ua dërgon trupi kur e teproni me sasinë e kafesë

Mesatarisht, një person pi 3 kafe në ditë dhe kjo thjesht dëshmon se njerëzit nuk mund të jetojë pa këtë pije.

Por përveç efekteve pozitive, ka disa anë negative për të cilat duhet të informohen të gjithë.

Këto janë 4 shenjat që tregojnë se po e teproni me konsumimin e kafesë.

Keni një problem me stomakun tuaj.

Kafeja në të vërtetë ka një efekt pastrues. Ajo lëshon një hormon që e bën stomakun tuaj të shpejtojë aktivitetin në zorrë të trashë. Pirja e shumë kafeve mund t’ju bëjë të shkoni në tualet më shpesh dhe mund të keni edhe diarre.

Keni rrahje të shpejta të zemrës dhe lodheni menjëherë

Efekti i shpejtë i rrahjeve të zemrës nuk shfaqet tek të gjithë, por është akoma mjaft i zakonshëm. Është vërtetuar tek të rinjtë, të cilët kishin doza të larta kafeje, se kafeina mund të rrisë pulsin tuaj. Pirja e kafesë nuk rekomandohet për ata persona që kanë probleme me presionin e gjakut dhe me zemrën e tyre.